LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Muaji mars do të jetë muaji i vaksinimit

Zaev: Muaji mars do të jetë muaji i vaksinimit

Muaji mars do të jetë muaji i vaksinimit. Shpresoj se mund ta arrijmë atë më shpejt, sepse i gjithë sistemi nënkupton shpërndarjen e vaksinës, në përputhje me protokollet, tha Kryeministri Zoran Zaev për emisionin “Samo Vistina”.

Ai theksoi se 20 përqind e popullsisë është një protokoll për vaksinimin, gjegjësisht 417.000 qytetarë.

“Kush kur filloi të vaksinojë, nëse ka 1.000 apo 5.000 vaksina për çdo vend, në të vërtetë tregon muskuj ose përparësi kush është i pari. Unë nuk jam një person që i shikon gjërat përmes një ndeshje të kësaj natyre. Ne jemi instaluar në të gjitha sistemet dhe kemi paguar paradhëniet për vaksinat”, sqaroi Zaev kur u pyet pse disa nga vendet në rajon tashmë kanë filluar vaksinimin./Telegrafi/