LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Duhet ta luftojmë korrupsionin, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zaev: Duhet ta luftojmë korrupsionin, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ ppërkujtoi se sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Sipas Zaev korrupsioni dhe keqpërdorimet politike janë armiqtë e qytetarëve dhe të sundimit të së drejtës.

“Korrupsioni i vjedh qytetarët, shkatërron shtetin e së drejtës dhe i dobëson institucion dhe rrezikon demokracinë duke krijuar mosbesim te qytetarët”, shkruan Zaev.

Ai shtoi se drejtësia, barazia dhe liria janë viktimat e para të keqpërdorimeve politike dhe të korrupsionit.


“Pikërisht për këtë, me vendosjen e standardeve evropiane për luftimin e korrupsionit, Qeveria lufton përmes transparencës, mbrojtjes së lirive të medias, mbështetjes institucionale për Komision të pavarur kundër korrupsionit”, shkruan Zaev./Telegrafi/