LAJMI I FUNDIT:

YouTube do të ndaloj rekomandimin e videove konspirative

YouTube do të ndaloj rekomandimin e videove konspirative

Videot e konspiracioneve mund të jenë argëtuese deri në një shkallë të caktuar, sepse ju bën të mendoni për shumë gjëra. Megjithatë, në të njëjtën kohë mund të jetë e rrezikshme pasi që mund të rezultojë në futjen e njerëzve në ide fiktive, gjë që gjithashtu mund t’i bëjë ata të ndërmarrin veprime bazuar në gënjeshtra të mundshme që mund të rrezikojnë vetveten ose të tjerët rreth tyre.

Për fat të keq, do të ishte e pamundur të ndalohej tërësisht trendi i konspiracionit, dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, YouTube duket se i rekomandon ato, edhe pse pa dashje.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se YouTube më në fund po bën diçka për këtë dhe ka njoftuar se do të ndalojnë rekomandimin e videove të tilla në të ardhmen.


Sipas YouTube, “Për këtë qëllim, do të fillojmë reduktimin e rekomandimeve të përmbajtjes që mund të keqinformojë përdoruesit në mënyra të dëmshme – siç janë videot që promovojnë një shërim të rrejshëm mrekulli-bërës për një sëmundje serioze, pretendimin se toka është e rrafshët, pretendime të rreme për ngjarjet historike si 9/11. ”

YouTube gjithashtu njofton se mos rekomandimi i këtyre videove nuk do të thotë që këto video nuk do të jenë të disponueshme. Ata deklarojnë se përdoruesit mund të kërkojnë dhe shikojnë ato video dhe që këto video do të mbeten në platformë për aq kohë sa ato përputhen me udhëzimet e uebit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori