LAJMI I FUNDIT:

Ymeri i SBASHK-ut: Nëse Ligji i pagave kalon në Kuvend, shpresojmë te Presidenti (Video)

Ymeri i SBASHK-ut: Nëse Ligji i pagave kalon në Kuvend, shpresojmë te Presidenti (Video)

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se Këshilli Drejtues i kësaj sindikate i ka dërguar letër Kryeministrit që të tërheq ligjin për paga.

Ymeri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse Kryeministri nuk e merr parasysh apelin e tyre, ata do t’u drejtohen edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos e votuar Ligjin e pagave.

Menaxheri për financa në SBAShK ka thënë se nëse edhe Kuvendi i Kosovës e kalon ligjin e propozuar për paga, atëherë SBASHK-u do t’i drejtohet Presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.


“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat ligjore që parashihen me ligjet e Kosovës për të tërhequr këtë ligj, ose përmirësuar. Do t’i drejtohemi edhe Presidentit për mos akreditim të këtij ligji dhe kthim mbrapa [të këtij ligji]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ymeri ka thënë se SBASHK-u nuk preferon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa u përmirësuar dhe miratuar ligji për paga.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi të votohet Ligji [aktual] për paga, neve na mbetet vetëm dera e Presidentit. Do të mbledhim nënshkrime duke iu drejtuar Presidentit për mos dekretim të këtij ligji”, deklaroi ndër të tjera Ymer Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori