LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kuvendi duhet ta udhëheqë procesin e dialogut, presidenti nuk ka legjitimitet 

Ymeri: Kuvendi duhet ta udhëheqë procesin e dialogut, presidenti nuk ka legjitimitet 

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri tha sot në një konferencë për media se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë institucioni që do ta ketë rolin udhëheqës në procesin e dialogut me Serbinë.

Ymeri tha se partitë politike parlamentare duhet të dakordohen që përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit të dialogut t’i takojë Kuvendit.

“Kuvendi duhet të jetë i përfshirë në procesin e dialogut që nga fillimi deri në fund të tij”, tha ai.


Ai tha se platforma për dialogun duhet të miratohet me 2/3 e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të ketë konsensus politik.

“Kjo platformë duhet të shërbejë edhe si dokument bazë i parimeve themeltare dhe pozicioneve  shtetërore karshi dialogut, por edhe si udhërrëfyes në këtë proces”, tha Ymeri.

Sipas tij, kushdo që mendon që duhet shkuar në bisedime pa vija të kuqe e ka gabim dhe paraqet rrezik.

Ai tha se pala kosovare duhet t’i ketë disa pika që nuk duhet në asnjë mënyrë t’i vë në tavolinën e bisedimeve, si çështjen e statusit të Kosovës, integritetin territorial, karakterin unitar si dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës.

Ymeri theksoi se janë të brengosur se në çfarë drejtimi mund të shkojë ky dialog me Serbinë.

Ai tha se janë të interesuar të ketë një mekanizëm për mbikëqyrjen e procesit në mënyrë që të mos marrëveshje të dëmshme që e rrezikojnë Republikën e Kosovës, e pastaj të detyrohen të merren me atë marrëveshje pas nënshkrimit.

“Të angazhohemi që përmes Kuvendit të Republikës të vendosim një kornizë që do ta pamundësonte një degradim të Republikës në marrëveshjet përfundimtare”, tha Ymeri, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, Dukagjin Gorani tha se PSD është e bindur se presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr procesin.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës me votë të kualifikuar duhet ta mandatojë bartësin apo bartësit e këtij procesi.

“Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë të drejtën edhe të shkarkimit të mandatarit, apo bartësve të procesit kurdo që e vlerëson se janë shkelur parimet e platformës…”, tha Gorani, duke shtuar se përfaqësimi është tepër i rëndësishëm.

Ai tha se posti i presidentit në Kosovë nuk buron nga legjitimiteti popullor, por është kompromis i politikave partiake andaj ky post sipas tij nuk mund të jetë legjitim dhe si i tillë është i papranueshëm.

Sipas tij, Kuvendi duhet ta themelojë një Komision të veçantë që do ta monitoronte procesin e dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori