LAJMI I FUNDIT:

Ymeri ia përmend Ruçit nevojën për strategji të përbashkët në politikën e jashtme

Ymeri ia përmend Ruçit nevojën për strategji të përbashkët në politikën e jashtme

Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pritur në një takim delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se kryetari i këtij subjekti politik Visar Ymeri, së bashku me shefin e Grupit parlamentar Glauk Konjufca dhe me deputeten Albulena Haxhiu, priten sot delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e Grupeve parlamentare.

“Në këtë takim u diskutua për rolin e grupit tonë parlamentar, si dhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të të dy kuvendeve dhe të komisioneve parlamentare.  Gjendja politike në vend, e veçanërisht marrëveshja për demarkacionin dhe negociatat me Serbinë ishin në fokus të bashkëbisedimit”, thuhet në njoftim.


“Kryetari Ymeri theksoi pos tjerash nevojën e një strategjie të përbashkët në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit dhe sovranizimit të të dy republikave”, përfundon njoftimi i VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori