Nënkryetari i zgjedhur i Partisë Social Demokrate, Visar Ymeri, ka thënë se më 1989, lideri fuqiplotë i Serbisë, Millosheviqi pati zgjedhur Gazimestanin për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës, kurse më 2018, lideri fuqiplotë i Serbisë, Vuçiqi zgjodhi Veriun e Kosovës për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës.
“Viktimizim për zbatim planesh në emër të ripërkufizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, midis shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar Ymeri, në një postim në Facebook.
Postimi i plotë i Ymerit:
“«Gazimestani » i Vuçiqit dhe (pa)përgjegjësia e Thaçit
Më 1989, lideri fuqiplotë i Serbisë, Millosheviqi pati zgjedhur Gazimestanin për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës. Më 2018, lideri fuqiplotë i Serbisë, Vuçiqi zgjodhi Veriun e Kosovës për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës.
Viktimizim për zbatim planesh në emër të ripërkufizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, midis shqiptarëve dhe serbëve.
Rrethana të reja, qëllimi i njëjtë, metoda ndryshe.
Gazimestani i Millosheviqit ishte hyrje në një kapitull të ri, edhe me mjete luftarake. Rezultati dihet.
Veriu i Kosovës i Vuçiqit synon hyrje në një kapitull të ri, me mjete paqësore, në marrëveshje me Hashim Thaçin. Rezultati nuk dihet.
Defilimi i Vuçiqit nëpër territorin e Kosovës, vendet që i vizitoi, kishte për qëllim ta demarkojë “terrenin e tij” ashtu siç bën ujku. Këtë ia ndihmuan edhe krerët institucional të vendit me mosveprimin e tyre. Kështu Vuçiqi ‘bën’ ta vizitojë veriun e Ujmanin por jo edhe pjesët tjera. Nëse nuk kemi problem me vizitën e Vuçiqit atëherë nuk do të duhej të na pengonte vizita e cilësdo pjesë të Kosovës nga ai. Nëse kemi problem me këtë vizitë, atëherë na pengon kudo që ai ka shkuar.
Hashim Thaçi i cili po e shpërfill Kuvendin e Republikës së Kosovës ka më shumë se kurrë përgjegjësi politike dhe historike t’i njoh dhe njoftojë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për projektin e tij për marrëveshje me Vuçiqin. Paqja e nevojshme midis Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve e serbëve, nuk mund të ndërtohet me procese jotransparente dhe me takime të mbyllura nga sytë e publikut”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!