LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit do të largohet verën e ardhshme nëse Ancelotti vazhdon në krye të klubit

Ylli i Real Madridit do të largohet verën e ardhshme nëse Ancelotti vazhdon në krye të klubit

Real Madridi e ka nisur mirë sezonin e La Ligas, duke humbur pikë vetëm dy herë në dhjetë ndeshjet e para dhe duke marrë më të mirën nga Jude Bellingham. Megjithatë, njërit prej nënshkrimeve të tyre të verës nuk po i shkon sezoni ashtu siç e kishte planifikuar.

Brahim Diaz ka luajtur vetëm 117 minuta në 12 ndeshjet e madrilenëve këtë sezon dhe ka startuar vetëm një herë në shtëpi kundër Las Palmas aty shënoi dhe u emërua lojtari i ndeshjes duke luajtur në pozitën e Bellingham. Që atëherë, ai ka luajtur vetëm 17 minuta.

Mediumi katalan Sport raporton se nëse Ancelotti vazhdon duke ‘injoruar’ Brahimin, ai do të largohet verën e ardhshme me Real Madridin që do ta lejonte këtë për 20 milionë euro.


Tani edhe me rikthimin Arda Guler gjërat do të vështirësohen në vazhdimësi për Brahimin, i cili ka të ngjarë të garojë për një vend me talentin turk për të marrë disa minuta.

Ky është problemi kryesor për Brahimin, i cili u rikthye nga huazimi dyvjeçar te Milani me premtimin se do të luajë, por përpara se Guler të firmoste.

Duke marrë parasysh formacionin e ri, janë vetëm dy pozicione realiste për Brahimin, sulmuesi i djathtë apo si ‘10’ pas sulmuesit qendror. Bellingham do të luajë shumicën dërrmuese të minutave në këtë të fundit, ndërsa Rodrygo konsiderohet i paprekshëm në anën e djathtë.

Ancelotti tregon se a do të bëjë shumë ndryshime ndaj Bragas
Lexo po ashtu Ancelotti tregon se a do të bëjë shumë ndryshime ndaj Bragas

Real Madridi do të luajë nesër (e martë) ndaj ekipit portugez Braga në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe mbetet të shihet nëse tekniku italian ka rezervuar disa minuta për Diaz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori