Një nga luftëtarët më të mirë të UFC-së, Khamzat Chimaev, u ndesh me liderin çeçen Ramzan Kadyrov, gjë që shkaktoi një numër të madh komentesh negative në drejti të tij.
Kadyrov ka qenë një udhëheqës famëkeq çeçen që po e ndihmo po ashtu agresionin e Rusisë kundër Ukrainës për tre muajt e fundit.
Ai njihet edhe për akuzat për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, ndërsa Chimaev e ka mbështetur hapur atë në të kaluarën.
Luftëtari i njohur madje e lejoi Kadyrovin ta godiste dhe ta rrëzonte.
Apparently, UFC fighter Khamzat Chimaev had a training session this week with Chechen Leader, Ramzan Kadyrov. pic.twitter.com/PzrCJa1tI5
— Bruno Massami (Бруно Массами) (@BrMassami) May 29, 2022
Luftëtari i pamposhtur suedez me origjinë çeçene ka rezultat 11-0 në luftimet profesionale dhe vetëm ndeshja e tij e fundit kundër Gilbert Burns u vendos nga gjyqtarët pas 15 minutash luftime në tetëkëndësh.
Kundërshtarët tjerë i ka mposhtur më herët. /Telegrafi/