Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Analisti politik Ylli Hoxha ka thënë se deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për përjashtimin e mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) nuk janë aspak befasuese, pasi një gjë e tillë ka qenë e qartë edhe para zgjedhjeve.

Sipas Hoxhës, një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së është një opsion real për disa arsye, përfshirë ndikimin e administratës Trump dhe nevojën për stabilitet politik.

“Abdixhiku ka vendosur një kusht të patejkalueshëm – nëse ai nuk është kryeministër, nuk do të ketë bisedime me LVV-në. Synimi i tij është që të hapë derën për PDK-në që të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje me LVV-në. Me këtë pozicionim të LDK-së, PDK-së i kufizohet opsioni për formimin e qeverisë me LDK-në, pasi kjo është e pamundur në rrethanat aktuale”, tha Hoxha.


Ai shtoi se një qeveri e krijuar me vetëm 61 vota do të ishte jostabile dhe e varur nga ndërkombëtarët, sidomos për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ka një presion të madh për krijimin e qeverisë mes LVV-së dhe PDK-së, për disa arsye, përfshirë paparashikueshmërinë në raportet me Serbinë pas ndryshimeve në administratën Trump dhe si nevojë për stabilitet institucional”, theksoi ai.

Sipas Hoxhës, një faktor tjetër që mund të ndikojë në konfigurimin politik është edhe Gjykata Speciale, e cila pritet të sjellë krizë politike dhe të komplikojë çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme
Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Lajme
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori