LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Vendimi i Thibaut Courtois për t’u rikthyer tek Belgjika nuk ka marrë miratimin universal në kampin e ‘Djajve të Kuq’. 

Numri një i portës së Real Madridit momentalisht është i teti me më së shumti paraqitje për kombëtaren belge me 102 ndeshje të zhvilluara, numër ky që pritet të rritet këtë muaj.

Courtois mori vendimin për t’u larguar përkohësisht nga kombëtarja në gusht të vitit të kaluar, pas një mosmarrëveshje me përzgjedhësin Domenico Tedesco. 


Kur Tedesco u shkarkua nga roli i tij në fillim të vitit 2025, Courtois ishte thënë se do të rikthehej sërish, me përzgjedhësin e ri Rudi Garcia që u shpreh i hapur ta ketë atë sërish pjesë të grumbullimit. 

“Ai do të rikthehet. Është një lajm i shkëlqyeshëm për Belgjikën. Unë gjithmonë e kam konsideruar Thibaut portierin më të mirë në botë”, kishte thënë Garcia. 

Pavarësisht kësaj deklarate të Garcias për rikthimin e Courtois, këtë lajm nuk e ka pritur aspak mirë portieri tjetër Koen Casteels, i cili ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja. 

Casteels ka qenë zgjedhja e parë e portës për Belgjikën pas tërheqjes së përkohshme të Courtois dhe pritej që të mbetet sërish në bankë pas rikthimit të tij. 

“Është e çuditshme që kombëtarja është kthyer 180 shkallë dhe ka shtruar tepihun e kuq dhe e ka mirëpritur atë me krahë hapur”. 

“Është pak e çuditshme që Courtois mund të vendosë për veten nëse mund të rikthehet”. 

“Nuk kam diçka me Thibaut, por me kombëtaren. Kjo nuk përshtatet me standardet dhe vlerat që një ekip i futbollit duhet t’i ketë”. 

“Dua të njoftoj, se unë nuk jam tash e tutje pjesë e kombëtares”, ka thënë Casteels./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori