Sulmuesi anësor nga Kosova, Ylldren Ibrahimaj, është gati për një aventurë të re në Superligën e Rusisë, ku kërkohet nga klubi Ural Yekaterinburg.

Kontrata e anësorit me klubin norvegjez Viking ka skaduar javë më parë dhe duket se nuk do të ketë një marrëveshje rinovimi.


Sipas medieve norvegjeze, Ibrahimaj pothuajse ka marrëveshje me klubin rus Ural Yekaterinburg për një kontratë prej 3 vite e gjysmë.

8c0df063 e34e 4ece 9322 833aa1fd24e1

Klubi rus aktualisht është në vendin e 12-të në Ligën Premier Ruse.

Ibrahimaj ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime për Viking sezonin e kaluar.

Trajneri i Vikingut, Bjarte Lunde Aarsheim, ka thënë se klubi ia kishte lënë derën e hapur Ibrahimajt dhe Zymer Bytyqit, por të dy duan të shkojnë jashtë elitës së futbollit norvegjez.

ECsIekJWwAAeU1m

Ibrahimaj ka qenë një herë i tubuar te Kosova, ku u paraqit në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app