Në Serie A nuk ka mbetur vetëm gara për titull dhe për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Lufta për mbijetesë është po aq dramatike, me disa skuadra që rrezikojnë rënien në Serie B, pas Monzës dhe Venezias që tashmë janë zyrtarisht jashtë elitës.

Një prej ekipeve që po lufton për mbijetesë është Lecce, që aktualisht po fiton 1:0 ndaj Torinos – një fitore me peshë të madhe në fundin e sezonit.


Heroi i momentit për Lecce-n është mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fillimin e pjesës së dytë.

Me një goditje të fuqishme nga distanca, ai nuk i la asnjë mundësi portierit të Torinos, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin jetik.

Pas këtij goli, Lecce ngjitet në vendin e 17-të me 31 pikë dhe mban gjallë shpresat për të qëndruar në elitë./Telegrafi/ 

telegrafi sport app