Në 4 Korrik, shumë yje të njohur u shfaqën në rrjete sociale duke festuar Ditën e Pavarësisë me veshje dhe momente në ngjyrat e kuqe, të bardhë e blu.

Kristin Cavallari, Emily Ratajkowski dhe Emma Hernan nga “Selling Sunset” ishin disa prej tyre.


Emma nisi festën me një xhiro me kalë në breg, e veshur me bikini patriotike, ndërsa Kristin pozojë me djalin e saj, Camden, të veshur gjithashtu me ngjyrat kombëtare. Emily dallohej me një bluzë bikini të kuqe dhe kapuç që i mbante larg diellin, shkruan DailyMail.

Supermodelja, Cindy Crawford, valëviti flamuj pranë një kamioni të vjetër, duke sjellë një imazh klasik amerikan.

Ndërsa Khloe Kardashian festoi me familjen e saj, duke shijuar sanduiçe, tortë dhe duke ndjekur një paradë lokale me fëmijët.

Motrat Kylie dhe Kendall Jenner po kalonin pushimet në Saint-Tropez me miqtë, ndërsa Heidi Klum u relaksua pranë pishinës.

Bethenny Frankel festoi në një varkë me kostum banje me motive patriotike, dhe Katherine Schwarzenegger tregoi stilin e saj të thjeshtë, por festues, me vajzat e saj të stiluara me fjongo patriotike.

Në oqean dhe pishinë ishin edhe Kendra Wilkinson, Alexandra Daddario dhe Alessandra Ambrosio, që shijuan festën me aktivitete verore dhe pije freskuese. /Telegrafi/