‘3x3 Prishtina’ është ngjarje e cila mbahet për të tretën herë me radhë në qytetin e Prishtinës, ngjarje kjo e cila bashkon ‘Streetball’-in me ‘Hip-Hop’, ku sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit mblidhen për këtë turnirë ikonë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ‘3x3 Prishtina’ prezantoi edhe linjën e fanellave të dizajnuara dhe të personalizuara, kështu duke krijuar një trend të parealizuar më parë në Kosovë për adhuruesit e këtij sporti por edhe më gjerë.

‘3x3 Prishtina’ tani ka mbledhë një numër të madh të mbështetësve, ku fanella tashmë po shihet tek miq, familjarë dhe yje të showbizit. Personalitete të njohura shqiptare po shihen me fanellat e personalizuara duke reprezentuar Prishtinën dhe ngjarjen e ‘3x3’.


Në faqen e Instagramit u pa këngëtarja me nam Dafina Zeqiri së bashku me bashkëthemeluesin e ‘3x3 Prishtina’, Fikret Shatrin duke pozuar me fanellat e ‘3x3 Prishtina’. Gjithashtu krijuesi hiteve më të njohura shqiptare, Majk u pa në Prishtinë me fanellën vjollcë të personalizuar. Në të njejtën kohë reperi i njohur Capital T në koncertin e tij performoi me fanellën e tij të marrë dhuratë nga ‘3x3’.

Edhe modelja shqiptare Tula Abedini dhe DJ Burim Radoni u panë duke realizuar një fotosesion me fanellën e personalizuar të ‘3x3 Prishtina’, foto të cilat po përdoren ne rrjetet sociale të ‘3x3prishtina. Foto të bukura me fanellë u panë edhe ne faqen e Instagramit të DJ First dhe në faqën e portierit të përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Fanellat e dizajnuara nga bashkëthemeluesi i ‘3x3 Prishtina', Fisnik Juniku kanë frymë sportive dhe urbane të cilat përfaqësojnë qytetin e Prishtinës dhe kulturën e saj duke ofruar një laramani të ngjyrave dhe numrave të ndryshëm për të gjithë, me porosi. Çmimi i fanellave është 20 Euro, kështu duke e mbështetur organizatën në përpjekjet për të sjellë një turnir të kalibrit botëror për qytetarët e vendit. /Telegrafi/