LAJMI I FUNDIT:

YJET

YJET
Jeta e çuditshme e shkrimtarit më famëkeq të Japonisë
Lexo po ashtu Jeta e çuditshme e shkrimtarit më famëkeq të Japonisë

Poezi nga: Yukio Mishima
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur njerëzit të hedhin sytë lart nga yjet,
në zemër të tyre plot kundërmime do të fryjë
flladi i natës.

Mbi pyll, mbi liqen, mbi qytet,
paqësisht do të pluskojnë retë.


Atëbotë yjet, të shumtë, do të fillojnë
si vesë të bien, gjithçka do të mbulojnë.
Siç është dhe në shkrimet e padukshme hyjnore,
një nga një do të bien konstelacionet
me të rrallë hijeshi.

Dhe që atë çast, në shpirtin tonë
yje do të banojnë, dhe ndoshta, do të kthehen
edhe një herë ato ditë
kur njerëzit të mrekullueshëm qenë, si Perënditë.