Zëvendësndihmës sekretari shtetëror i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brian Hoyt Yee, i cili, të enjten qëndroi për vizitë në Maqedonisë, paradite në Ambasadën Amerikane pati takime të veçanta me liderët e BDIsë dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi.
Ahmeti pas takimit deklaroi se me Yee ka biseduar për situatën në vend dhe në rajon, zgjedhjet të cilat do të mbahen më 5 qershor, si dhe marrëveshja e arritur më 2 qershor dhe aneksi i 15 korrikut, por edhe aktivitetet dhe angazhimi i Maqedonisë për Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik të këtij viti. “Jemi dakorduar se këto zgjedhje duhet të jenë kredibile, të mos kontestohen nga asnjëra palë, t’i plotësojnë të gjitha standardet dhe të mos kontestohen as lokalishtm as ndërkombëtarisht. Kemi biseduar edhe për hapat, të cilat Maqedonia do të duhet t’i ndërmerr në drejtim të angazhimeve që na presim për Samitin e NATO-s në korrik që të kemi pritje më të mëdha”, deklaroi pas takimit Ahmeti. Ai theksoi se nuk është biseduar rreth spostimit të serishëm të zgjedhjeve, por për plotësim të detyrave nga ana e të gjitha institucioneve, siç janë partitë politike, KSHZ-ja dhe të tjera, zgjedhjet do të jenë kredibile, ndërsa partitë politike, nënvizoi Ahmeti, ta bëjnë punën e tyre, të mos ketë presion dhe frikësim ndaj votuesve, njofton Koha.mk
Në pyetjen e gazetarëve nëse pret zgjedhje kredibile, Ahmeti tha se konsideron që këto zgjedhje të jenë ndër më të monitoruarat në Maqedoni nga pavarësia e saj. I pyetur nëse duhet të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë edhe marrëveshjen për mediat, Ahmeti theksoi se bisedohet rreth shumë çështjeve, ndërsa SHBAja, siç tha ai, kanë qenë dhe mbeten miq tanë – kanë ndihmuar në të kaluarën, ndihmojnë edhe tani. Ndërkohë, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me Hoyt Yee tha se porosia konkrete është se mbështetësi dhe aleati më i madh i Maqedonisë është SHBA, por duhet ta kuptojmë se ne duhet që t’i japim argumente të fuqishëm që të munden të luftojnë që sa më shpejt të bëhemi anëtar i NATO-s.
Nuk ka argument më të fuqishëm se kontributi ynë që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike dhe t’i plotësojmë ato kushte që janë paraparë me marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut “Nga ana ime kishte skepticizëm se ende nuk është bërë asgjë që të përmirësohen kushtet. Ne si PDSH do të vazhdojmë të japim kontribut konstruktiv në këtë proces. Shumë punë në këtë proces nuk më pëlqejnë, por mendoj se kjo nuk është aq me rëndësi pasi ne jemi fuqimisht të orientuar se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së dhe ndonjë alternativë tjetër aty nuk mund të funksionojë”, deklaroi Thaçi pas takimit me Yee në ambasadën e SHBA-së në Shkup.
Lidhur me vendosjen e kryqit dhe përmendores së shqipes dykrenare, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, Thaçi u porositi qytetarëve të mos bien preh, siç theksoi, këtyre provokimeve. “Mendojë se kjo është veç një lojë e parë e dy partnerëve çdo herë para zgjedhjeve të fitojnë ndonjë pikë politike, dhe kjo nuk është mirë. Porosia për BDI-në është se të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në institucione të sistemit dhe aty për shembull të marrin vendimin që flamuri shqiptar të përdoret në Parlament, dhe jo në rrugë”, tha Thaçi.
Në pyetjen nëse aktivitetet e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të shkaktojnë një krizë më të thellë të sigurisë në vend, lideri i PDSH-së u përgjigj se nuk beson në atë, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe auroaziatike të SHBA-së Hoyt Yee pasdite në vilën “Vodno” është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025