Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.
Duke folur para një Nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.
Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.
Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.
“Tensionet etnike në Ballkan sërish janë rritur. Dhuna e fundit në Maqedoni shpërfaqë seriozitetin e problemeve të tyre politike. Meqë përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, stabiliteti në Ballkan është luhatur pa reforma strukturore të domosdoshme. Bosnjë e Hercegovina është në rrezik që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Gjithandej rajonit nacionalizmi po rritet kurse retorika e politikanëve po krijon ndasi. Nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës deri tek sfidimi i Republikës Serbe me autoritetet në Gjykatën Kushtetuese të BeH, politikanët nacionalistë hapur po testojnë normat dhe institucionet demokratike”, tha Yee.
Duke folur para Nënkomitetit për politikë të jashtme, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha se “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe grupet e tjera të dhunshme kanë pasur sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe përkrahësve në Ballkan.
“Përfundimisht, Rusia po punon intensivisht në rrënimin e përparimit në Ballkan. Nga përpjekja e hapur që të rrënojë Qeverinë në Podgoricë, deri tek mbështetja më suptile e retorikës secesioniste në Bosnjë, Rusia po provon që të ndal përparimin drejt BE-së dhe NATO-s, kurdo që të mundet”, tha Yee.
“Në Bosnjë, posaçërisht në Republikën Serbe ekziston një interes i fortë dhe përpjekjet e Rusisë që të forcojë ndikimin përmes Qeverisë së RS edhe përmes rrugëve financiare por edhe përmes mjeteve politike. Ku e shohim ndikimin malinj të Rusisë është posaçërisht përmes trimërimit nga ana e Federatës Ruse publikisht dhe mund ta mendojmë se si bëhet fshehtas, të planeve secesioniste dhe hapave të politikanëve të caktuar që të ndahen nga Bosnjë e Hercegovina, që do të ishte shkelje e marrëveshjes së Deytonit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të ishte tmerrësisht destabilizuese dhe do të kthente prapa përpjekjet shumëvjeçare në stabilizimin e BeH dhe rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Yee.
Në pyetjen se cilat sipas mendimit të tij janë qëllimet e Kremlinit në rajon, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha:
“Do të ishte shumë e vështirë që të parashikohet ose t’i lexohen mendimet Vladimir Putinit, por mund të them se na bëhet sikur në bazë të përpjekjeve muajve të fundit në rajon, kanë tentuar që të rrisin ndikimin, kanë provuar që të kthejnë prapa nga orientimi drejt institucioneve perëndimore, BE-së dhe NATO-s, dhe sa më shumë të krijojnë varësi të këtyre shteteve nga Rusia”.
“Sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për një strategji të madhe, por më parë për një qasje oportuniste, si të dobësohen qeveri të caktuara që kanë synime perëndimore me qëllim që shteti të bëhet sa më shumë i varur dhe sa më miqësor me Rusinë. Këtu është edhe interesi komercial, për shembull në fushën e energjetikës, që të rritet varësia në Evropë dhe në Ballkan nga burimet ruse”, tha Yee.
Hoyt Yee tha se shumë vende në Ballkan, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë synime të integrimeve më të thella në institucionet perëndimore, siç janë Bashkimi Evropian dhe NATO, dhe Washingtoni vazhdon t’i përkrah në këto synime. Duke qëndruar e angazhuar në Ballkan, SHBA-ja siguron qëndrueshmërinë e BE-së dhe të SHBA-së.
Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, Yee tha se SHBA-ja në vendete rajonit ka partner të fuqishëm por atyre iu duhet ndihma.
“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën ka parandaluar sulmin e planifikuar terrorist në periudhën e ndeshjes futbollistike të Shqipërisë me Izraelin, në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar. Këto shtete në Ballkan mund të na ndihmojnë vetëm nëse kanë stabilitet politik dhe nëse në rajon ka paqe. Vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim por duhet bërë më shumë”, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze