LAJMI I FUNDIT:

Xperia L1 në Evropë gjatë qershorit

Xperia L1 në Evropë gjatë qershorit

Telefoni i ri Android nga Sony i dedikuar për buxhet të ultë, Xperia L1, do të lansohet në Evropë gjatë muajit qershor. Informata vjen nga shitësi britanez Clove – të cilët e kanë të listuar produktin tashmë në ueb faqen e tyre.

Megjithatë, çmimi apo data e saktë e lansimit nuk janë bërë të ditura.

Pajisja është zbuluar disa javë më parë. Disa nga specifikat kryesore përfshijnë procesorin MediaTek MT6737T dhe ekranin HD me 5.5 inç. RAM memoria ka kapacitet prej 2GB, ndërsa hapësira ruajtëse është 16GB.


Kamera në anën e pasme ka 13MP, ndërsa ajo në pjesën frontale vjen me 5MP.

Telefoni do të punojë me Android 7.0 Nougat dhe paketon baterinë prej 2,620 mAh.