Prodhuesi kinez i pajisjeve teknologjike, Xiaomi, ka lansuar Redmi Note 4 në Kinë. Redmi Note 4 është pasardhësi i Redmi Note 3, pajisje e cila ka qenë më e shitura këtë vit për kompaninë.

Pak ditë më parë, Xiaomi ka lansuar sistemin e ri operativ MIUI 8 i cili do të lëshohet për përdorim në pajisjet që punojnë përmes tij. Redmi Note 4 do të jetë pajisja e parë e cila do të punojë me anë të MIUI 8.


Specifikat e Redmi Note 4 përfshijnë ekranin full HD prej 5.5” me rezolucione prej 1920x1080, procesorin MediaTek Helio x20 dhe RAM memorien me variante prej 2GB dhe 3GB.

Ndër tjerash, kjo pajisje do të ketë kamerat prej 13 MP dhe 5MP, hapësirën e brendshme prej 16GB ose 64GB (verzionet 2 dhe 3GB RAM) dhe baterinë prej 4100 mAh.

Modeli me 2 GB RAM memorie kushton 136 dollarë ndërsa modeli me 3GB RAM do të kushtoj 180 dollarë.