LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi 6 me kamerën prej 30 megapikselëve

Xiaomi Mi 6 me kamerën prej 30 megapikselëve

Xiaomi Mi 6 pritet të debutoj gjatë prillit dhe tashmë ka informata të shumta mbi teleofnin premium të kompanisë.

Sipas një raporti të ri, telefoni do të sjell kamerën kryesore me gjithsej 30MP. Sa për krahasim, kamera me më së shumti piksel gjendet në Sony Xperia Z5, me sensorin prej 24.8MP.

Megjithatë, është e mundur që telefoni të sjell dy kamera në një pako duo, me nga 15MP. Në ndërkohë, informatat e reja zbulojnë edhe një numër tjetër interesant.


Sipas të njejtit raport, thuhet se kapaciteti i baterisë do të jetë 4,000 mAh, gjë që për telefonin me ekran 5.15 inç premton jetëgjatësi të mirë të baterisë.

Për më shumë, Mi 6 pritet të ketë procesorin Snapdragon 835, RAM memorien prej 6GB dhe hapësirën prej 128GB.