LAJMI I FUNDIT:

Xhirot e fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë do të luhen pa praninë e publikut

Xhirot e fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë do të luhen pa praninë e publikut

Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ka njoftuar të gjitha  klubet e Ligës së Parë dhe opinionin për vendimin e marrë me kërkesë të MPB-së lidhur me ndeshjet e xhiros së 17-të dhe të 18-të, njofton Telegrafi.

Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut.

Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit.


Kujtojmë se java e 17-të, zhvillohet të martën (03.12.2024 ora 13:00), ku sjell duele interesante mes ekipeve shqiptare. Në Çair Shkupi është nikoqir i Strugës, në Ohër Voska Sport e pret Shkëndijën, Gostivari është nikoqir i Sileksit, ndërsa Besa udhëton në Manastir në përballjen me Pelisterin. Në takimet tjera takohen AP Brera – Rabotniçki dhe Vardari – Tikveshi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

La Liga
Kalo në kategori