Një model i xhinseve të famshme Levi’s të viteve 1880, të gjetura në një minierë të braktisur, janë shitur në ankand për një çmim të pabesueshëm dhe gjithashtu kanë një mesazh të ngulitur në to që përshkruan një episod të errët në historinë e SHBA.
Xhinset, të cilat u gjetën në një minierë të braktisur nga një ‘arkeolog xhinsesh’, u shitën në një qytet të vogël në New Mexico dhe u blenë nga Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, veteranë të tregut të xhinseve të cilësisë së mirë.
Veshjet u shitën për një vlerë të pabesueshme prej 87.400 dollarësh, që është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse – njofton CNN.

Janë vetëm disa palë nga këto xhinse, por mbahen në muze dhe janë shumë delikate për t’u veshur. Megjithatë, pronari aktual i xhinseve pohon se ky model është çuditërisht i qëndrueshëm dhe mund të vishet.
Ankandi u mbajt në Durango Vintage Festivus në periferi të qytetit Aztec, organizuar nga eksperti i xhinseve vintage, Brit Eaton.

Fillimisht nuk kishte ndërmend t’i shiste, prandaj e vuri këtë çmim të larti. Megjithatë, për shkak të veçantisë së tyre, ato u “rrëmbyen” në ankand.
Edhe pse konsiderohen si një ikonë e Perëndimit Amerikan, xhinset dëshmojnë gjithashtu një episod të errët në historinë e këtij vendi. Xhepi i brendshëm është i shtypur me frazën: “I vetmi lloj i prodhuar nga puna e të bardhëve”.

Wall Street Journal citoi një zëdhënës të Levi’s të shpjegonte se kompania përdori sloganin pas prezantimit të Aktit Kinez të Përjashtimit në 1882, i cili ndaloi punëtorët kinezë të hynin në SHBA. Ata hoqën dorë nga politika dhe parullat e tyre në vitet 1890, ndërsa ligji u shfuqizua në vitin 1943.
Xhinset aktualisht ruhen në një kasafortë pranë dyqanit të Stevenson, Denim Doctors në Los Angeles dhe janë në dispozicion për t’u parë me takim. Pronari deklaroi se do të konsideronte t’ia ofronte ato një blerësi jashtëzakonisht të interesuar, por se do të preferonte që ato të ekspozoheshin në një muze si Smithsonian ose Muzeu Metropolitan i Artit. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës