LAJMI I FUNDIT:

Xhihadisti sulmon ushtaren franceze në aeroport, qëllohet për vdekje nga dy ushtarë tjerë (Video, +18)

Xhihadisti sulmon ushtaren franceze në aeroport, qëllohet për vdekje nga dy ushtarë tjerë (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të instaluara në aeroportin Orly në Paris, kanë filmuar momentin kur një ekstremist islamik kapë prapa shpinës një ushtare, të cilës më pas ia rrëmben revolen.

Në video mund të shihet se si ky burrë mban për fyti ushtaren, derisa prapa tij vihen dy ushtarë të armatosur me pushkë, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi i identifikuar Ziyed Ben Belgacem, pas këtij veprimi është qëlluar për vdekje pas tre minutave pasi e kishte mbajtur peng ushtaren.


Ky incident ka shkaktuar panik në mesin e pasagjerëve të shumtë që gjendeshin në ato momente në aeroport, gjë që detyroi autoritet franceze të mbyllin përkohësisht aeroportin e dytë më të madh në Paris.

Edhe pse 39-vjeçari është munduar të ikë nga aeroporti duke i mbajtur revolen në kokë ushtares, ai nuk arriti të largohet shumë pasi u qëllua për vdekje nga dy ushtarë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori