Xhevdet Kelmendi njëri nga meshkujt e fundit të rritur të familjes Kelmendi nga Peja do përballet në gjykatë në njërin prej të akuzuarve për sulme ndaj familjes së tij përfshirë sulmin ndaj të vëllait Valdet Kelmendi.
Mësohet së në njërën nga pesë seancat e caktuara në gjykimin për vrasje dhe tri tentim vrasje në janar të vitit 2010, do përballën dy anëtarët e dy familjeve me të hasmëruara pas lufte në Kosovë, Kelmendi- Elshani.
Granit Elshanit do të jetë i ulur në njërën anë të sallës në cilësinë e të akuzuarit, kurse në tjetrën anë pritet të dëshmojë, Xhevdet Kelmendi i thirrur si dëshmitar i prokurorit ndërkombëtar, Adrew Hughes.
Siç përshkruhet nga prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konflikti mes Elshanëve dhe Kelmendve kishe filluar në vitin 2000.
Prokurori tutje përshkuan se mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme, të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë –dhjetë pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.
Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.
Xhevdet Kelmendi në procesin gjyqësorë ku Granit Elshani akuzohet për vrasje dhe tri tentim vrasje në janar të vitit 2010, konsiderohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës njëri nga dëshmitarët kyç të këtij rasti.
Aktakuza e ngritur ndaj Granit Elshanit për rastin e ndodhur natën e dy janarit në diskotekën “City Club” pretendon se i akuzuari Granit Elshani kishte hyrë në këtë diskotekë dhe me dy revole të tipit “TT” kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendi.
Siç përshkruhet në aktakuzë natën kritike Granit Elshani shënjestër të vrasjes kishte anëtarin familjes Kelmendi, Valdetin, por fat të keq kishte Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.
Vëllai i Xhevdetit, Valdet Kelmendi, i njohur në qytetin e Pejës me nofkën Lara, u vra në mes të qytetit në vitit 2014 nga një breshëri plumbash që u shkrepën nga një veturë e tipit gjip. Në atë rast humbi jetë edhe një person i moshuar dhe u plagosën edhe 5 persona të tjerë. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës