Partitë politike në Kosovë dhe kandidatët që po garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, janë duke shpenzuar shuma të mëdha parash për fushatën zgjedhore.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se vetëm në katër ditët e para të fushatës, partitë politike kanë shpenzuar para të majme për spotet televizive, transmetime të drejtpërdrejta të tubimeve dhe reklama të ndryshme.
Por, këto shpenzime mbeten të pa evidentuara, për shkak të mungesës së transparencës nga partitë politike të cilat vazhdojnë të mbeten të mbyllura duke mos deklaruar saktë shpenzimet.
Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike ngjashëm me të kaluarën edhe tani në prag të zgjedhjeve, nuk po tregohen transparente dhe nuk duan të flasin për të hyrat që kanë dhe shpenzimet për fushatë zgjedhore.
“E para është se donatorët nuk duan t’u zbulohet emri. Partitë politike nuk i deklarojnë të gjitha se pastaj bien në kundërshtim më limitet ligjore, kufizimet të cilat i vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në rastet e tjera, partitë politike nuk i kanë nën kontrollin e vet as kandidatet individual”.
“Pra, një kandidat për deputet nuk i jep llogari partisë politike se sa është duke shpenzuar. Disa nga ta janë edhe me të pasur ose kanë pozita të larta në Qeveri ose Kuvend dhe kanë lidhje me bizneset, kështu që shumë kompani janë të gatshme t’i mbështesin fuqishëm”, tha Zenaj.
Partitë politike veçmas gjatë procesit të zgjedhjeve nuk janë gjendje të tregojnë burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Organizata Demokraci Plus dhe Çohu, në një konferencë për media thanë se dy koalicionet, përkatësisht ai i Partisë Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, si dhe koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa, janë shpenzuesit më të mëdhenj të parave gjatë kësaj fushate 4 ditore.
Në bazë të të dhënave nga një hulumtim 4 ditor, thuhet se vetëm për spote televizive, PDK, AAK dhe NISMA, si koalicion, ka shpenzuar 55 mijë euro.
Ndërsa LDK, AKR dhe Alternativa, si koalicion ka shpenzuar mbi 25 mijë euro.
Ndërkohë, për Lëvizjen Vetëvendosje u tha se për spote të transmetuara në televizione, ka shpenzuar 1.700 euro.
Zenaj tha se edhe kur partitë politike deklarohen, sipas Ligjit për zgjedhje në KQZ, lidhur me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore të dhënat janë në shpërputhje me atë që deklarohet dhe shpenzimet e bëra në terren.
“Partitë politike shumë shpesh i zvogëlojnë shpenzimet në deklarimet e tyre, duke i paraqitur si shumë më të vogla. Nga e kaluara presim që edhe kësaj here të kemi të njëjtën gjë”, tha Zenaj.
Ndërkaq drejtoresha për Regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Miradije Mavriqi, ka thënë për REL se partitë politike nuk mund të shpenzojnë më shumë para, sesa që është e caktuar me ligj.
Në bazë të KQZ-së, partitë politike nuk mund shpenzojnë më shumë para se 0.50 cent për votues. Në bazë të numrit të votuesve dhe shumës totalë të buxheti të ndarë, del se kjo shumë mund të arrijë diku rreth 942 mijë euro.
“Në rast se [partitë politike] shpenzojnë më shumë, sigurisht se gjatë kontrollimit apo të auditimit të atyre raporteve që i dorëzojnë subjektet politike, auditori do të caktojë, do të jap vërejtje lidhur me atë se sa ka shpenzuar. Ekzistojnë sanksione apo gjoba që mund të shqiptohen ndaj tyre”, tha Mavriqi.
Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro.
Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
Përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike thuhet se financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk dihet se kush janë, pasi që nuk bëhen transparente.
Ndryshe, financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër Raportet e Progresit që publikon Komisioni Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze