Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e dashur për publikun dhe një emër tejet i lakuar në mediet e shtypit rozë.

Ndonëse e angazhuar me koncerte e projekte muzikore, postimet e saj në rrjetet sociale nuk kanë munguar.


Së fundmi, këngëtarja e hitit “Lamtumirë”, publikoi një “boomerang” në Instagram, ku shfaqej tejet tërheqëse.

xh Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Xhensila kishte veshur një bluzë të kuqe që i theksonte belin, dhe një palë xhinse.

Nuk kishte se si të mos binin në sy linjat e përkryera të këngëtares.

xhensila Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Ajo dukej tejet provokuese me pozat nga ky postim në Instagram. /Telegrafi/