Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj është duke u hetuar për korrupsion prej Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Xhemajlaj po hetohet për mitmarrje, në këmbim të dhënies së statusit të veteranëve dhe invalidëve të luftës për disa qytetarë të komunës së Drenasit, të cilët përkundër që nuk kanë qenë asnjëherë pjesëtarë të UÇK-së, sot gëzojnë statusin e veteranëve dhe beneficionet e tij.
Ata janë regjistruar si pjesëtarë të batalionit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, komandant i së cilës ishte vetë Isa Xhemajlaj.
Lajmi.net ka siguruar shkresën që i është dërguar Komisionit Qeveritar për shqyrtimin e ankesave, e cila më tej i ishte përcjellë edhe Prokurorisë së Shtetit dhe Drejtorisë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, mbi bazën e së cilës kanë nisur hetimet kundër Isa Xhemajlaj, tash kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e Nismës për Kosovën.
Bëhet fjalë për shtatë veteranë dhe një invalid të kontestuar të luftës së UÇK-së me mbiemrin Zariqi, të cilët i kanë marrë statuset, duke aplikuar si pjesëtarë të batalionit të komanduar nga Isa Xhemajlaj.
Xhemajlaj si komandant i këtij batalioni është i dyshuari kryesor i legjitimimit të tyre kundërligjshëm.
Banorët e lagjeve Zariqi dhe disa qytetarë të tjerë, që gjatë kohës së luftës kishin jetuar aty, e kishin deponuar këtë ankesë më 28 prill 2015 si dëshmitarë, duke kërkuar nga Komisioni që të respektohet neni 13 i Ligjit Nr. 04/L-261 për veteranët e luftës së UÇK-së, i cili parasheh ndëshkimet për deklaratat e rreme dhe falsifikimin e dokumenteve për përfitimin e statusit dhe të drejtave e benificioneve të tij.
“Kërkojmë nga Komisioni të respektohet Neni 13 i Ligjit Nr. 04/L-261 si ndaj të përmendurve më lart, po ashtu edhe ndaj atyre që nënshkruan aplikacionet e tyre duke legalizuar përmbajtje të pavërtetë”, shkruan ndër të tjera në ankesën e banorëve dhe dëshmitarëve të asaj kohe të lagjeve Zariqi. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës