A keni dëgjuar ndonjëherë për përbindëshin me sy të gjelbër, që quhet xhelozi? Ai pushton dhe njerëzit që duhen shumë. Edhe motrën ndaj vëllait apo anasjelltas. Si mund t'i shmangni zënkat që lindin mes fëmijëve tuaj.
Alketa Berzani
Psikologe
Ndonjëherë vëllezërit dhe motrat janë xhelozë për njëri-tjetrin. Për shembull, në qoftë se njëri shkon më mirë me mësime, sidomos nëse rezultatet e tij janë më të larta, tjetri ndihet keq. E jo vetëm për këtë arsye, por dhe për shumë e shumë të tjera, vëllezërit apo dhe motrat nuk shkojnë mirë me njëritjetrin. Ky quhet rivalitet mes fëmijëve. Thënë ndryshe, konkurrencë.
Kjo është normale deri në njëfarë mase, por kur theksohet shumë mund të bëhet e dëmshme, duke krijuar situata të pakëndshme në familje. Njerëzit që e duan njëritjetrin mund të kenë zënka nganjëherë, por kur këto bëhen të shpeshta situata bëhet e padurueshme për të gjithë.
Pak konkurrencë nuk ka asgjë të keqe. Nganjëherë mund t’i verë fëmijët në pozita pune, pasi, nëse njëri është i zoti në bërjen e një gjëje, edhe tjetri do të mundohet të bëhet i zoti për atë gjë. Nga ana tjetër, konkurrenca mund të bëhet shkak i zënkave të shpeshta mes fëmijëve.
Në shumicën e shoqërive në botë vëllezërit dhe motrat rriten në të njëjtin ambient shtëpiak. Kjo afërsi mes tyre shënjohet me zhvillimin e asociacioneve të forta emocionale. Gjithsesi, jo gjithmonë në marrëdhëniet vëllezër /motra mund të krijohet një lloj afërsie, veçanërisht mes atyre që kanë një diferencë në moshë prej 5 ose më shumë vitesh.
Arbitrimi i marrëdhënieve vëllezër/motra nuk duhet t’ju bëjë të ligështoheni. Por me pak fleksibilitet dhe më shumë mirëkuptim, mund të minimizoni dhimbjet e kokës dhe të krijoni një ambient familjar më harmonik.
Mbani parasysh të ndiqni një rregull: vendosni argumentet tuaja, pa përdorur goditjet, dëmtimin e gjërave që u përkasin fëmijëve ose thirrjen në emër të fajtorit. Sa më shumë të ndërhyni, aq më shpesh do të thirreni për të ndërhyrë. Kur është e mundur, rrini jashtë mosmarrëveshjeve ndërmjet fëmijëve tuaj për, sa kohë këto mosmarrëveshje mbeten verbale.
Fëmijët nuk mund të vazhdojnë jetën e tyre, duke pasur nga pas një arbitër që të zgjidhë ndryshimet mes tyre. Duke diskutuar me vëllezërit/motrat dhe bashkëmoshatarët, fëmijët do të mësojnë të negociojnë me të tjerët dhe të ecin me këmbë në tokë.
Të gjithë fëmijët ndihen xhelozë nganjëherë, por edukatorët mund të ndikojë në këto ndjenja. Mos u ndjeni të habitur kur shihni se fëmija juaj më i madh pickon më të voglin ose e përqafon atë duke e shtrënguar fort. Ndërkohë që është e vështirë të bëhesh dëshmitar i agresionit të fëmijës më të madh ndaj më të voglit, duhet të kuptoni se kjo është një mënyrë e zakonshme që përdorin ata për të nxjerrë jashtë zemërimin e tyre.
Mundohuni të shmangni që fëmijët të sjellin tek ju zënkat e tyre. Kujtojini se ata duhet t’i zgjidhin ato vetë. Në qoftë se diskutimi bëhet i bezdisshëm ose ju pengon të mendoni, shkoni tek fëmijët tuaj dhe thojuni: “nuk dua t’ju dëgjoj duke u zënë. Ju lutem, zgjidhini problemet tuaja me qetësi ose gjeni një vend tjetër për t’u zënë!”.
Në qoftë se ata vazhdojnë të diskutojnë me zë të lartë, çojini në dhoma të veçanta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës