LAJMI I FUNDIT:

Xhelal Bajrami: Nëse ka shenja të veprave penale në Saraj, do të ngritet padi penale

Xhelal Bajrami: Nëse ka shenja të veprave penale në Saraj, do të ngritet padi penale

Gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit, janë regjistruar 40 shkelje në lidhje me ushtrimin e të drejtës së votës në referendum, njoftoi prokurori publik, Xhelal Bajrami në një konferencë shtypi. Ai shpjegoi se në Shkup një nga ngjarjet ka ndodhur para referendumit dhe tjetra gjatë referendumit. Sipas këtij rasti, siç tha Bajrami, po procedohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në ditën e zgjedhjeve nuk u regjistruan parregullsi në Kumanovë, Kriva Pallankë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në Shkup ka pasur 29 ngjarje, në lidhje me ngjarjet e parëndësishme dhe janë zgjidhur të njëjtën ditë. Kishte një incident në Aerodrom kur një person erdhi dhe thirri dhe fyente votuesit. Tre policë e qetësuan atë, duke dhënë rezistencë fizike. Ai mori padi kundër sulmit të personit zyrtar”, tha Bajrami.

Ai sqaroi se ka pasur raporte për regjistrimin e paautorizuar të votuesve, ndërsa pasi ekipet dolën në terren, ata e kuptuan se bëhet fjalë për ekipet e gazetarëve.


“Dy nga këto ngjarje ende janë duke u hulumtuar,” tha Bajrami.

Bajrami gjithashtu shtoi se Prokuroria Publike do të veprojë pas ngritjes së padisë penale nga OBRM-PDUKM, nëse ka përgjegjësi penale, do të ngritet padi. Nëse ka shenja të veprave penale në Saraj, por edhe vendet tjera atëherë do të veprohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori