E ndërtuar në vitin 1777, ndërsa e djegur më 2 maj 1999, Xhamia e Urës së Ibrit për mitrovicasit simbolizon identitet e histori, fakte të cilat sipas tyre janë arsye që të nisë rindërtimi i këtij objekti, i cili nuk duhet ta pengojë askënd.
Ndërkohë njohës të zhvillimeve në pjesën veriore janë të mendimit se shkatërrimi dhe pengimi i rindërtimit të Xhamisë së Urës së Ibrit, është problem që lidhet me urën kryesore të Ibrit, e të cilat duhet të zgjidhen të dyja njëkohësisht, pasi qëllimi është lëvizja e lirë e jo ndonjë prapavijë tjetër.
Në kuptimin e fshehjes së provave, thuhet se nuk ekziston krim perfekt.
E njëjta vlen edhe për djegien e Urës së Ibrit.
Këtu mund të jenë shkatërruar themelet e xhamisë, por jo edhe historia e saj, e cila sipas historianëve daton që para 200 viteve.
“Këtu jemi në truallin e Xhamisë së Ibrit, u thirr Xhamia e Ibrit. Ka qenë një xhami e vogël e ndërtuar në vitin 1777, është ndërtuar nga komuniteti i atëhershëm mysliman. Ka qenë xhami tradicionale shqiptare sepse nga vetë arkitektura tregon një gjë të tillë. Nuk ishte me kupolë, ishte me çati me katër-ujna”, ka thënë Pajazit Hajzeri.
Xhamia e cila u dogj nga serbët më 2 maj të 99-s, sipas historianit Hajzeri është rast unik dhe nuk bënë pjesë në objektet e shkatërruara tërësisht, të cilat sipas konventave ndërkombëtare nuk para-pëlqehen që të rindërtohen.
Fatin e kësaj xhamie sipas Hajzerit e kanë pasur faltore të tjera në këtë zonë, derisa bënë një krahasim me objektet ortodokse.
“Sa i përket kishave, kisha ortodokse serbe është në pjesën jugore të qytetit. Aty është prifti, popi serb me familjen e vet që banon aty, i mbanë të gjitha ritet. Kurrë askush nuk i ngacmon as nuk merret me ta. Është Policia e Kosovës, e kanë oborrin e vet, truallin e vet ku e kanë të rrethuar, nuk merret me ta askush. Jo vetëm këtu, por gjema ndonjë rast në ndonjë kishë që shkoi dikush edhe bëri diçka të keqe, besimtarëve serbë, as në Pejë as në Deçan, as në Graçanicë në asnjë vend”, ka shtuar Hajzeri.
Në xhaminë e shekullit XVll deri para luftës, faleshin boshnjakë, e shqiptarë, të gjithë pa dallime, të cilët i përkisnin besimit islam. Ata që ishin në moshë të rritur atë kohë e kujtojnë me nostalgji këtë objekt, i cili sipas tyre duhet sa më shpejtë të ri-ndërtohet.
“Unë në këtë xhami jam falur para 30 viteve edhe xhumanë edhe të tjera vakte sa kam mund me u falë, e di këtë xhami shumë mirë nuk ka qenë shumë xhami e madhe, e vogël ka qenë. Ka qenë funksionale, jemi falur e kemi qëndrua shumë herë aty…Ata po ndërtojnë kisha ku po duan sa po mujnë, këto janë të kultit fetar nuk bënë me pas pengesa. Asnjë pengesë nuk e ka bërë xhamia”, ka thënë Remzi Osmani.
“Qysh more nuk kanë nevojë, para 100 viteve kanë pasur nevojë e sot nuk kanë?!. Ata atje e ndërtuan kishën, a e pengoi dikë jo. E pse, kurrkujt nuk duhet me i pengu, atje janë populli janë myslimanë, vijnë në xhami falen edhe u kry puna”, ka thënë një banor tjetër, Nebi Gjinovci.
Të premten, Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore mori vendim që Ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Pas kësaj është përmendur edhe një hapë tjetër, vendimi edhe për rindërtimin e xhamisë e cila për një kohë kishte qenë edhe simbol institucional i Mitrovicës./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U premtuan ndër vite e s’u realizuan – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?
LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova