Xhamat e lagur nga brenda janë problem i zakonshëm sidomos në dimër, por ndodhin edhe gjatë stinëve të tjera.

Shkaku kryesor është kondensimi i lagështisë kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht brenda përplaset me xhamin e ftohtë. Ky fenomen ndodh shpesh kur pasagjerët hyjnë në makinë të ftohtë dhe frymëmarrja e tyre krijon lagështi në xhama.


Kondensimi mund të ndodhë edhe pa pasagjerë, nëse ka burime të tjera vlage në veturë - si rroba të lagura, tapete të njomur, apo ndonjë rrjedhje uji. Për këtë arsye, është e rëndësishme të largohen të gjitha burimet e mundshme të lagështisë dhe të thahet mirë brendësia e makinës.

Metoda më efektive për largimin e avullit është përdorimi i klimës dhe funksionit të ngrohjes për xhamin përparmë.

Klima ndihmon duke thithur lagështinë nga ajri. Në mungesë të saj, mund të përdorni produkte që thithin lagështinë ose thjesht të ajrosni dhe thani mirë makinën - madje edhe me tharëse flokësh për pjesët e njomura.

Është shumë e rëndësishme të kontrolloni edhe zonat e fshehura si nën tapete, në bagazh apo rreth rezervës së gomës, sepse aty shpesh mblidhet ujë pa u vënë re - sidomos në makina të vjetra me goma mbyllëse të dëmtuara ose farë të çara, përmes të cilave futet uji.

Këto probleme mund të shkaktojnë jo vetëm ndryshk, por edhe dëme serioze në sistemin elektrik të makinës.

Prandaj, kontrolloni rregullisht dhe veproni në kohë për të shmangur problemet e mëdha. /Telegrafi/