LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi në takim me Begajn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më shumë se vetëm vende fqinje

Xhaferi në takim me Begajn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më shumë se vetëm vende fqinje

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet në vend në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim, kryeministri Xhaferi i uroi mirëseardhje Presidentit Begaj, duke shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik, si edhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen me raport miqësor dhe vëllazëror i cili është më shumë se vetëm raport i fqinjësisë së mirë.

“Vetëm këmbimi ekonomik me Republikën e Shqipërisë nuk e reflekton atë raport të shkëlqyer dhe prandaj bashkëbiseduesit u pajtuan se ai duhet të jetë prioritet edhe për Qeveritë aktuale të dy vendeve, dhe gjithsesi, duke e pasur parasysh zgjedhjen e pritur të përbërjes së re qeveritare në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, edhe për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Xhaferi theksoi se është me rëndësi të vazhdohet me reformat për përmbushjen e rrugës së përcaktuar të dy vendeve, të cilat tani më janë aleatë në NATO, me shpresë se edhe procesi i euro integrimit do të rrumbullakohet me sukses”.


“Presidenti Begaj, shprehu kënaqësi për mundësinë e takimit me Kryeministrin Xhaferi, të cilin e falënderoi për angazhimin, profesionalizmin, krenarinë dhe dinjitetin me të cilin e përmbushi detyrën kushtetuese të Kryeministrit të vendit, a që paraqet vlerë e shtuar për të dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi është, theksoi ai, “të ruhet dhe mbindërtohet akoma më shumë ajo që është arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut a që është në drejtim të drejtave dhe obligimeve të komuniteteve në vend”.

“U pajtua me konstatimet e Kryeministrit Xhaferi në drejtim të asaj se euro integrimet janë prioritet për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe bashkësisë euroatlantike në rajon dhe se është mirë që të dy shtetet janë në vijë të njëjtë me Bashkimin Evropian a që është në kontekst të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Unionit”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Xhaferit për takimin me Begajn.

Në fund gjithashtu theksohet se bashkëbiseduesit u pajtuan se do të vazhdojnë të intensifikojnë dhe pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori