LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka thënë se edhe përkundër situatës në vend pas referendumit të 30 shtatorit, Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

“Kjo nuk është çështje e premtimeve të mia, por çështje e detyrimeve ligjore. Pavarësisht kur do të ndodh kjo”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare nuk është si pasojë e situatës së re pas referendumit dhe se nuk do të ndikojë negativisht në sigurimin e 80 deputetëve, të cilët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese.


Përndryshe, Ligji i për përdorimin e gjuhëve për herë të dytë u votua më 14 mars të këtij viti, por akoma nuk është dekretuar nga presidenti Gjorge Ivanov.

Ligji akoma nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa më herët Talat Xhaferi kishte deklaruar se kjo do të bëhet pas referendumit të 30 shtatorit së bashku me marrëveshjen për emrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori