LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kuvendi duhet të punojë sipas ligjeve, jo sipas dëshirave

Xhaferi: Kuvendi duhet të punojë sipas ligjeve, jo sipas dëshirave
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, nuk pajtohet që Kuvendi “mund të vjedh” 15 ditë nga 60 sa janë me ligj për procesin zgjedhor, për shkak të miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Në një deklaratë për “Deutsche Welle”, Xhaferi thotë se Kuvendi duhet të punojë sipas ligjeve, e jo sipas dëshirave të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Liderët e partive parlamentare së bashku janë marrë vesh të mbahen zgjedhjet më 12 prill, duke e ditur se cilat ligje janë të rëndësishme për t’u miratuar para se të shpërndahet Kuvendi. Tani në momentin e fundit plasohen ide me të cilat shkurtohen afatet ligjore për aktivitetet zgjedhore”, tha Xhaferi.


Ai tha se Kushtetuta është e qartë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose në afat prej 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit. Institucionet duhet të punojnë sipas ligjeve, e jo sipas dëshirave. Edhe në jam anëtar partiak dhe partisë ia tregoj se cilat janë afatet. Nuk është se dua të kundërshtoj, por duhet t’i respektojmë normat”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori