LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ivanov në fund të mandatit të tij i ka përzier kabllot (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se në lidhje me publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ai ka vepruar sipas Kushtetutës së vendit dhe Rregullores për punën e Kuvendit.

Xhaferi tha se shkelja e Kushtetutës sa i përket Ligjit të gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës është bërë nga ana e presidentit, për të cilin tha se “në fund të mandatit të tij është duke i përzier kabllot”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dua t’ju informoj për aktivitetet e fundit në Kuvend. Tanimë jeni të njohur, por dua ta zyrtarizoj edhe këtu. Mbrëmë në pajtim me Kushtetutën nënshkrova dy dekrete, për t’u publikuar në Gazetën Zyrtare. I pari është Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua në mars të vitit të kaluar dhe i njëjti hynë në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare. I dyti është Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Dy dekretet i dorëzova në Gazetën Zyrtare në pajtim me Kushtetutën, me shpjegime shtesë pse dekreti është nënshkruar vetëm nga ana ime”.


Ivanov: Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare është vepër penale
Lexo po ashtu Ivanov: Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare është vepër penale

“Çdo herë kam theksuar se sipas procedurave Kushtetutën nuk e respekton presidenti i shtetit dhe keqpërdorimet vijnë nga kjo palë. Sipas nenit 8 të Kushtetutës presidenti është pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e pushtetit ligjvënës”, tha Xhaferi.

I pyetur nga gazetarët për tabelat informuese në Kuvend, ai tha se sipas ligjit të ri edhe ato do të zëvendësohen dhe do të jenë në dy gjuhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori