LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi caktoi seancë parlamentare për ndryshimin e emrit

Xhaferi caktoi seancë parlamentare për ndryshimin e emrit
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, për nesër në ora 11:00 caktoi seancë për Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimit ashtu siç është e përshkruar në Rezolutën e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara 817 (1991) dhe 845 (1993), ndërprerjen e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik nëpërmjet procedurës së shkurtuar.

Propozim-ligji i Qeverisë deri te Kuvendi e ka dërguar me flamur evropian kurse trupi kontrollues që do ta rishikojë do të jetë Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i të cilit është Artan Grubi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Xhaferi thotë se deri të premten marrëveshja për çështjen e emrit duhet të ratifikohet nga ana e Kuvendit dhe t’i dërgohet Kyretarit të Shtetit. Gjatë ditës së sotme Xhaferi ka pasur takime me koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit dukë përfshirë edhe opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nesër pritet që Kuvendit të votoj Propozim-ligjin për ratifikim e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, ku pastaj, Komisioni për Çështje Evropiane do të ketë dy ditë, sipas rregullores, të rishikojë marrëveshjen. Pastaj Propozim-ligji për ratifikim për do të dërgohet në seancë parlamentare.

Për t’u miratuar Propozim-ligji duhet shumicë e thjeshtë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 74 rishikoi dhe miratoi Propozim-Ligjin për ratifikimin marrëveshjes.

Pas marrëveshjes duhet të dërgohet deri te Kryetari Ivanov, i cili ka afat prej 7 ditësh të nënshkruajë. Nëse Ivanov e përdor të drejtën e tij për veto, marrëveshja do të dërgohet përsëri në procedurë parlamentare, por pastaj do të duhet të votohet me shumicë të thjeshtë, apo 61 deputetë. Marrëveshja në këtë rast dërgohet deri te Kryetari, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori