Çfarë do të ndodhte në Kavajë? A kishte një skenar me pasoja për stabilitetin dhe përse qeveria u tërhoq nga zgjedhjet në vend që t’i garantonte ato?
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj këtë të hënë në Top Story me Sokol Ballën.
Xhafaj pohoi se ka patur informacione për skenarë trazirash në Kavajë, por tha se vendimarrja për të mos zhvilluar zgjedhjet atje nuk ishte më shumë një vendim politik sesa për çështje sigurie.
“Vendimin lidhur me zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë i lidhur me një vendimarrje të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka qenë në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk ka deklaruar, apo nuk ka shprehur pamundësinë e saj për të siguruar zhvillimin normal të zgjedhjeve në Kavajë. Policia kishte marrë të gjitha masat për të kryer detyrat që i cakton Kodi Zgjedhor për rol mbështetës në proces dhe të ligjeve të tjera të vendit”, tha ai.
Xhafaj tha se situatës nuk i shërbente as thirrjet për konflikt të hapur në Kavajë nga drejtues të Partisë Demokratike.
“Sa i takon aspektit të funksioneve dhe të garancive që ofronte Policia e Shtetit, kam qenë i bindur që policia kishte të gjitha kapacitetet për të garantuar zgjedhjet në Kavajë dhe në gjithë territorin, ashtu si në 18 qershor”, u shpreh ai.
Ministri i Brendshëm tha se vendimi i marrë nga Kryeministri ishte një vendim politik në funksion të negociatave me Partinë Demokratike për zgjidhjen e krizës.
“Është një vendim politik i marrë nga Kryeministri në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend. Kryeministri me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje me PD. Kryeministri vendosi që zgjedhjet në Kavajë të mos zhvilloheshin duke tërhequr kandidatin e PS. E gjithë kjo ishte në funksion për t’u dhënë një mundësi negociatave, që për fat të keq nuk u shfrytëzuan, por u keqpërdorën nga drejtuesit e PD”, u shpreh ai.
Xhafaj tha se ka patur një ligjërim politik metone të ashpra dhe me thirrje për dhunë nga drejtuesit e PD dhe se ka patur organizime konkrete për realizimin e këtyre thirrjeve.
“Kemi patur të dhëna për disa organizime, grupe jashtë strukturave të PD, por nën ndikimin dhe organizimin e PD, që do të tentonin që të krijonin përplasje. Kemi patur sinjalizime për individë të caktuar dhe grupe të caktuara për të nxitur tensione në Kavajë, ku do të tentonin të intimidonin dhe të përplaseshin me njerëzit që do të votonin dhe për t’i përdorur më pas këto incidente si alibi për dështimin e negociatave”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Ai hodhi poshtë akuzat e kreut të Partisë Demokratike që tha se në Kavajë do të përplaseshin bandat rivale të Elvis Roshit për larje hesapesh mes tyre.
“Nuk kemi patur, as ne asnjë institucion tjetër të dhëna të tilla”, u shpreh ai.
Kreu i MB nuk mohoi letrën e policisë, të cilën Top Channel e disponon, ku flitet për mundësinë që në ditën e zgjedhjeve në Kavajë, nëse ato do të mbaheshin, ka skenarë për goditjen e dyqaneve me molotov.
Ministri i Brendshëm pranoi se ka përpjekje nga ‘forca të jashtme’ që kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe të destabilizojnë vendin.
Ai tha se ka komunikim të vazhdueshëm me SHISH për këtë çështje, por nuk përmendi emra shtetesh, por u foli për “interesa që nuk duan rrugën euro-atlantike’ të Ballkanit Perëndimor.
Xhafaj tha se po nga SHISH është marrë informacioni në lidhje me mundësinë për sulme terroriste gjatë Pashkëve dhe për këtë u pa në rrugët e vendit një prani e përforcuar policore.
“Është një situatë shumë i vështirë në rajon. Ka patur deklarata kërcënuese edhe nga eksponentë të ISIS për rajonin dhe nuk duhen neglizhuar. Gjithë ai përforcim për Pashkët, para dhe pas tyre lidhet me këto informacione. Duhen parë të gjitha, kërcënimet dhe përpjekjet për destabilitet në rajon”, u shpreh ai.
Ministri i Brendshëm e quajti “sinjalizim konkret” informacionet e marra mbi mundësinë e një kërcënimi ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Ne morëm masat menjëherë dhe përforcuam sigurinë e tij”, u shpreh Xhafaj. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarin në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite