Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka qenë sot e pranishme në samitin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që po zhvillohet në Oslo.

Në një postim në Twitter, ministrja deklaroi se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë sigurinë e gjithë Evropës, ndërsa shtoi se në qendrën e diskutimeve ka qenë edhe forcimi i mbrojtjes transatlantike dhe shtimi i mbështetjes së aleatëve për Ukrainën.


Xhaçka gjithashtu falënderoi NATO-n për kontributin në sigurinë e rajonit, ndërsa dënoi edhe njëherë sulmet e dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. /Telegrafi/