LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka: Mbështesim krijimin e FAK-ut

Xhaçka: Mbështesim krijimin e FAK-ut

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rustem Berisha ishte homologu i parë që ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti në zyrën e saj këtë të martë.

Ministrja Xhaçka gjatë deklaratës pas takimit u shpreh se aleanca e NATO-s në zbatim të politikës së saj të dyerve të hapura do ta ndihmojë Kosovën që Forcën e Sigurisë ta shndërrojë në Forcë të Armatosur.

“Një Ballkan i integruar në aleancën e NATO-s, nuk do të thotë vetëm një rajon më i sigurtë, por më shumë siguri edhe për vetë aleancën. Prandaj jam e bindur që edhe me ndihmën e vendeve anëtare dhe konform kornizave ligjore forca e sigurisë do të shndërrohet në një forcë të armatosur”, tha Xhaçka.


Edhe ministri kosovar u shpreh se kalimi nga forcë e sigurisë në forcë të armatosur do ta ndihmojë Kosovën që të mos jetë barrë e askujt për sigurinë e saj, por edhe të kontribuojë në rajon e me gjerë. “Synimi i qeverisë tonë është ta shndërrojmë FSK në forcë të armatosur, pasi dëshirojmë që të mos jemi vetëm barrë e të tjerëve për sigurinë, por edhe të kontribuojmë si të barabartë dhe besimplotë në rajon dhe më gjerë për sigurinë”, deklaroi ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rustem Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori