Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilët e quajtën Zharkun “turp i Kosovës”.
Zharku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “reagimet e Ministrit Tahiri dhe ambasadorit O’Connell, edhe një dëshmi se Kosova po shkon drejtë diferencimeve ideopolitike si të atyre të viteve 90-ta”.
Postimi i plotë i Zharkut:
“Reagimet e Ministrit Tahiri dhe ambasadorit O’Conell, edhe një dëshmi se Kosova po shkon drejtë diferencimeve ideopolitike si të atyre të viteve 90-ta.
Ministri Abelard ( Idriz ) Tahiri, sot paska marrë një detyre që të vlersoj se cka është turp e cka jo.
Shfrytzoj nga rasti të rikujtoj ambasadorin O’Conell se, është Britania e Madhe pikrisht vendi ku buroj e drejta demokrtatike për parashkrimin e vepres penale, dhe të pyes se mos don ai shëndroj Kosovën në Anarki. Poashtu dua ta pyes Ambasadorin se pse nuk e përmend edhe rastin e Leme Xhemës ish drejtoresh e PTK-së. Unë dua të besoj fort se ambasadori e din se unë nuk kam pasur fuqi të ndikoj për mos ndryshimin e ligjit për parashkrim të veprës penale, siq ai po deshiron.
Se keto jane diferencime ideopolitike si të viteve 90-ta, ministri mund ta kishte degjuar nga babai i tij ( Idrizi ), ngase besoj që ai ka ditur më së miri me ja sqaru.
Nuk dua të rivalizoj me këtë rast, por dua të pyes ministrin se deri ku kan arritur hetimet për zbulimin e rasteve ” Sulmi në Kuvendin e Kosovës, me raketahedhës” , atë të “vënies së bombës në RTK” si dhe sulmin në shtëpin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Në atë kohe ministri publikisht deklaroj se kush është kreu i këtyre organizimeve, ku u cenua siguiria kombëtare, por të njetit janë të lirë.
Do të pysja ministrin, a është turp nëse ju keni dhënë deklarata të rrejshme, gjë që është e dënuar me kodin penal të Kosovës, ose atë se pse z.Molliqaj është i lire dhe “mund të përsërit vepra të tilla”.
E ftoj ministrin publikisht që nëse ai e do Kosovën dhe drejtësin e saj të merret me rastin e montimit ku jam dënuar me porosi dhe këtë rast të dërgoj deri në fund.
Edhe njëher dua të siguroj qytetarët e RKS-së, se jam privuar nga e drejta për të jetuar në Kosovë, për 6 vite vetëm e vetëm se denimi ka qenë politik dhe i organizuar aq mir po dhe i sinkronizuar me zingjirin e drejtësis nga shkalla e parë deri tek supremja.
Po te kisha dy jetë, një do e kisha jetuar për të kënaqur të apostrofuarit dhe një për drejtësi.
Me konsideratë të lartë, Xhabir Zharku”, (sic.), ka shkruar Zharku.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se sot se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, lidhur me ikjen nga drejtësia të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku duke e përshkruar rastin si të turpshëm.
Ndërsa, ambasadori O’Connell, përmes një postimi në Facebook, e ka përshëndetur vlerësimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, për Xhabir Zharkun.
Zharku i cili lirshëm ka hyrë këtë muaj në Kosovë ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje, kurse qysh nga arratisja e tij ka jetuar në Suedi e në disa raste ka marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës