Menjëherë pasi kishte fituar titullin e kampionët të Evropës me Spanjën në verën e viti 2008, mesfushori kishte pasur një ofertë nga Bavarezët dhe madje kishte zhvilluar biseda me ta për një transferim në Allianz Arena.

Megjithatë, siç transmeton Telegrafi, Xavi ka shpjeguar se ishte Guardiola, i cili kishte marrë drejtimin e skuadrës në atë verë, personi që i kishte kërkuar atij të vazhdojë qëndrimin në Kataluni.


“Ishte shumë serioze. Pastaj kishte edhe një takim me trajnerin e Bayernit”.

“Por Pep më shtrëngoi dhe më tha se nuk mund të shkoja; se ajo çfarë kishte në mendje për klubin sillej rreth një grupi të caktuar të lojtarëve të cilët nuk mund të largoheshin”.

“Ishte një vendim i mirë pasi dëshira ime tash është të pensionohem te Barca”, ka thënë Xavi për El Mundo Deportivo.

Mesfushori po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në kampionatin amerikan të futbollit, ku është lidhur me një transferim te New York Red Bulls, ku do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin Thierry Henry /Telegrafi/

telegrafi sport app