33-vjeçari zëvendësoi Cesc Fabregas në pjesën e dytë për të shënuar paraqitjen jubilare në karrierën e tij me Blaugranët, të cilët fituan ndeshjen e kthimit ndaj rivalit madridas me rezultat 2-0, falë dygolëshit të Lionel Messi.

“Është një ndeshje shumë e veçantë. Ende ndjehem i rëndëishsëm, jam i kënaqur dhe po shijoj edhe një tjetër vit. Nuk mund të kërkoj më shumë”.


“Skuadra është e mirë, çdokush luan mirë dhe ne nuk e lëshojmë nivelin tonë bazuar në atë se ndaj kujt luajmë. Ne po kënaqemi me këtë, që është më e rëndësishmja”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

telegrafi sport app