LAJMI I FUNDIT:

Xavi deklarohet rreth El Clasicos, minimizon ndikimin derbit në garën për titull

Xavi deklarohet rreth El Clasicos, minimizon ndikimin derbit në garën për titull

Nga këndvështrimi i Barcelonës, ndeshja e së dielës kundër Real Madridit është sfida e tyre më e rëndësishme në La Liga për disa kohë.

Një fitore për Blaugranët do t’i vendoste ata 12 pikë më shumë se skuadra e Carlo Ancelottit në krye të tabelës, gjë që do të ishte një diferencë e madhe për Los Blancos për t’u rrëzuar.

Duke folur përpara El Clasico, Ancelotti ishte i prirur të zvogëlonte rëndësinë e ndeshjes në garën për titull. Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, Xavi Hernandez bëri të njëjtën gjë, duke shprehur besimin e tij se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë.


“Çfarëdo që të ndodhë nesër, nuk do të jetë përfundimtare. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por fitorja do të thoshte një goditje e madhe për Real Madridin”, deklaroi strategu i Barcelonës.

Xavi gjithashtu dëshiron të shohë një performancë të ndryshme nga takimi i mëparshëm i El Clasicos, ku Barcelona mposhti Real Madridin 1-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit me një paraqitje luftarake.

Pavarësisht fitores, Barcelona u kritikua për stilin e tyre të lojës, dhe Xavi shpreson të shohë një paraqitje më dominuese kundër Real Madridit të dielën.

“Qëllimi ynë është të dominojmë lojën, diçka që praktikisht e kemi bërë gjithmonë, përveç ndeshjes së fundit në Bernabeu. Synimi ynë është që t’i ngjajmë më shumë versionit të finales së Superkupës”, potencoi më tej ai.

Barcelona po i afrohet titullit të parë të La Ligës në katër vjet. Një fitore për skuadrën e Xavit me siguri do të vinte njërën dorë mbi trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori