Wolvesi i Jorge Mendes: Dy herë më shumë lojtarë portugezë sesa britanikët

Për lojtarët që dëshirojnë të bashkohen me Wolverhampton Wanderers është më mirë të mësojnë portugalisht sesa anglisht, nëse nuk e flasin asnjë gjuhë tjetër.
Gjuha e Shekspirit nuk është primare në një klub të Anglisë, kjo pasi në dhomën e zhveshjes së Wolves gjejmë dy herë më shumë futbollistë portugezë (10) sesa britanikë (5).
Emri i fundit që u bashkua me këtë koloni portugeze të Wolverhampton është Fábio Silva, një sulmues 18-vjeçar, me vetëm 21 ndeshje në ekipin e parë të Portos, por shumë premtues dhe për të cilët ata kanë paguar 40 milionë euro!
Introducing…
??✍️ pic.twitter.com/1GSjCr7bjU
— Wolves (@Wolves) September 5, 2020
Kjo është kontrata më e shtrenjtë në historinë e klubit. Përshtatja në klub nuk do të jetë e vështirë për të.
Futbolli ka ndryshuar shumë. Në vitin 1888, Wolves ishin një nga 12 klubet themeluese e FA. Ata ishin nga klubet frymëzuese për lindjen e Kupës së Evropës. Tetë vjet më parë ata luajtën në League One (niveli i tretë i grave).
Sezonin e kaluar ata përfunduan në vendin e shtatë në Ligën Premier dhe arritën në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Pas kësaj rritje është një emër që është mjaft i vështirë për tu shqiptuar: Guo Guangchang, një miliarder kinez i cili katër vjet më parë bleu klubin për 52 milionë euro.
Për të konsoliduar klubin, ai gjithashtu bleu 20% të Gestifute, agjencia që është në pronësi të Jorge Mendes.
Wolverhampton Wanderers nisi projektin e ri nga viti 2016 , ku atë vit ofruan emra si Hélder Costa, Joao Teixeira dhe Ivan Cabaleiro.
Në vitin 2017, Ruben Neves dhe Roderick Miranda po ashtu u bashkuan, ku spikati edhe emërimi i trajnerit, Nuno Espírito Santo.
Në vitin 2018, Rui Patricio, Joao Moutinho, Diogo Jota dhe Rúben Vinagre, ndërsa një vit më vonë erdhën emra si Daniel Podence, Pedro Neto dhe Bruno Jordao.
Që nga viti 2016, Wolves ka shpenzuar rreth 125 milionë euro vetëm për futbollistët portugezë.
Në dy vitet e fundit, 235 milionë në përgjithësi.
Nëse një lojtarë britanikë dëshiron të ndjehet sikurse të luajë jashtë vendit, duhet të shkojnë në Wolverhampton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës