Wolt e vendos Kosovën në hartën globale: Një vit i suksesit dhe rritjes

Këtë janar bëhen një vit nga lansimi i suksesshëm i Wolt në Kosovë, një vend i vogël por me ambicie të mëdha për të përqafuar përvoja të reja digjitale.
Brenda vetëm një viti, Wolt gjeti një treg dinamik të ndërtuar nga partnerë aktivë, biznese lokale ambicioze, shpërndarës të përkushtuar dhe një mjedis biznesi tëhapur e mikpritës - elemente që përputhen plotësisht me vizionin e kompanisë për inovacion, zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.
Dymbëdhjetë muaj pas lansimit, Wolt po e vendos Kosovën në hartën globale të inovacionit, duke dëshmuar se vendi është i gatshëm të mirëpresë brende ndërkombëtare dhe duke e pozicionuar Kosovën si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë në rajon.
Në vitin 2025, Wolt është shndërruar në një “qendër tregtare në xhep”, duke bashkuar konsumatorët, bizneset lokale dhe shpërndarësit përmes një aplikacioni të vetëm dhetë thjeshtë për përdorim, i cili sjell çdo ditë komoditet, shpejtësi dhe mundësi të reja.Aktualisht, platforma bashkëpunon me 823 biznese dhe mbi 400 partnerë shpërndarës, me synimin për të vazhduar zgjerimin e këtij rrjeti. Ky ekosistem në rritjeka qenë në zemër të suksesit të Wolt në Kosovë, duke ndërtuar besim, adoptim të gjerëdhe partneritete afatgjata në treg.
Që nga fillimi i operimit në Kosovë, Wolt ka thjeshtësuar mënyrën e porositjes së ushimit dhe produkteve tjera të përditshme përmes inovacionit dhe digjitalizimit, si dhe njëkohësisht duke mbështetur në mënyrë aktive bizneset lokale dhe ekonominë në tërësi. Përmes partneriteteve me restorante, dyqane dhe ofrues të ndryshëm shërbimesh, Wolt ka ndihmuar bizneset të rrisin prezencën, të zgjerojnë shtrirjen dhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, duke forcuar ekosistemin e tyre lokal.
Gjatë vitit të parë të operimit, Wolt i ka zgjeruar shërbimet në dy qytete kryesore, në Prishtinë dhe Ferizaj, një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe financiare tëKosovës. Kjo rritje e shpejtë reflekton kërkesën e fortë të konsumatorëve dhe përkushtimin e Wolt për t’u rritur paralelisht bashkë me qytetet dhe komunitetet lokale.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e suksesit të Wolt në Kosovë ka qenë bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore, partnerët dhe palët e interesit. Përmes këtij bashkëpunimi, Wolt synon përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve për komunitetet lokale, duke kontribuar njëkohësisht në objektiva më të gjera publike dhe zhvillimore.
Kompania i kushton rëndësi të veçantë sigurisë rrugore për shpërndarësit, përgjegjësisë mjedisore dhe operimit të përgjegjshëm të platformës, duke sjellë inovacion në një vend që po shndërrohet me shpejtësi në një qendër rajonale të inovacionit, falë popullsisë së re dhe të aftë.
Duke parë drejt vitit të dytë të operimit në Kosovë, Wolt po përgatit një kapitull të ri ambicioz që përfshin zgjerimin në qytete të reja, shërbime të reja dhe tashmë kalansuar me 15 janar ridizajnimin më të madh të aplikacionit në historinë e Wolt. Përvoja e re e aplikacionit do të jetë më e shpejtë, më inteligjente dhe më intuitive, duke përmirësuar më tej ndërveprimin mes konsumatorëve, tregtarëve dhe shpërndarësve në platformë.
Duke komentuar këtë përvjetor të parë të operimit, Lisandri Dragoj, Drejtor i Wolt përKosovën dhe Shqipërinë, u shpreh: “Kosova ka qenë një nga tregjet më dinamike dhe frymëzuese për Wolt. Brenda vetëm një viti kemi parë se si inovacioni, partneritetet eforta dhe një popullsi e re, me vizion për të ardhmen, mund të bashkohen për të krijuar ndikim të prekshëm. Fokusi ynë mbetet mbështetja e bizneseve lokale, përmirësimi i jetës së përditshme për konsumatorët dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe partnerët për të ndërtuar qytete më të sigurta, më të mençura dhe më të qëndrueshme.”
Pas një viti rritjeje dhe ndikimi të prekshëm, Wolt mbetet i përkushtuar ndaj inovacionit, partneritetit me qytetet duke kontribuar në mënyrë afatgjate për ekonominë e Kosovës dhe të ardhmen e saj digjjitale. Udhëtimi sapo ka filluar.

















































