Ish-kancelari gjerman, Willy Brandt besohet të ketë qenë një informator për Korpusin e Kundërzbulimit të Inteligjencës Ushtarake të SHBA-së (CIC) për katër vjet përpara se të vinte në pushtet në 1969-1974.

Brandt, i cili ishte nga Partia Social Demokratike (SPD), i ofroi informacione CIC nga viti 1948 deri më 17 mars 1952, sipas derspiegel.


Revista shkroi se Brandt informoi CIC për FDJ-në, krahun rinor të Republikës Demokratike Gjermane (DDR) dhe Partinë e Unitetit Socialist (SED) në pushtet.

d728bba6 6e3d 4b5b 9b8a 7f279049de39 w996 r1.778 fpx55 fpy48

Ai pretendonte se Brandt dha gjithashtu informacione për kantieret detare, fabrikat, sistemin hekurudhor dhe rrjetin telefonik të ushtrisë sovjetike, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve, ai u takua me oficerë ndërlidhës të CIC, të cilët e klasifikuan atë si të besueshëm më shumë se 200 herë në katër vjet.

Thuhej se Brandt, i cili ishte informator për katër vjet, ishte i regjistruar me kodin "O-35-VIII".

Brandt, i cili mori Çmimin Nobel për Paqen në 1971, dha dorëheqjen pasi u zbulua se Gunter Guillaume, këshilltari dhe krahu i djathtë i tij, ishte një spiun i DDR.

Ndryshe, ai vdiq më 8 tetor të vitit 1992 në Unkel, afër Bonit. /Telegrafi/