Nico Williams shënoi në finalen e madhe të Euro 2024, ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, pas fitores kundër Anglisë me rezultat 2-1.

Sulmuesi anësor që ishte i jashtëzakonshëm në këtë Euro 2024, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, foli pas ndeshjes, duke thënë se tani po mendojnë për Kupën e Botës.


"Ndihem euforik, shumë i lumtur. Të gjithë njerëzit tanë e meritojnë këtë: familjet tona, tifozët... kampion të Evropës dhe tani shkojmë për Kupën e Botës".

Screenshot 2024 07 14 231044

"Ne vuajtëm shumë. Anglia ka lojtarë që mund të bëjë diferencën, por ne ishim në gjendje t'i ndalnim ata. E kisha thënë se jemi një ekip i madh", ka thënë Williams pas ndeshjes.

Willams e mbylli Kampionatin Evropian me dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app