LAJMI I FUNDIT:

Wilfried Zaha merr ofertë që mund t’ia ndryshojë jetën

Wilfried Zaha merr ofertë që mund t’ia ndryshojë jetën
(Foto: Action Images)

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ka njoftuar se klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Wilfried Zaha në skuadër.

Sulmuesi është lidhur vazhdimisht me një largim nga Selhurst Park dhe tash ka marrë një ofertë të majme nga klubi saudit, Al-Ittihad.

Në rast se ai vendos të largohet nga Selhurst Park, në Arabinë Saudite do të përfitojë mbi 10 milionë euro neto në vit.


(Foto: Reuters)

Vieira nuk është i befasuar nga thashethemet për ish-futbollistin e Manchester Unitedit, por thotë se Crystal Palace do të bëjë më të mirën për ta mbajtur.

Ferguson 'nuk foli kurrë' me lojtarin e fundit që nënshkroi te Man Utd
Lexo po ashtu Ferguson 'nuk foli kurrë' me lojtarin e fundit që nënshkroi te Man Utd
(Foto: AFP)

“Të gjithë e dinë se duam ta mbajmë Wilfriedin te klubi ynë. Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur në këtë klub futbolli”, është shprehur trajneri.

Kontrata aktuale e Zaha skadon në qershor dhe është duke i shqyrtuar opsionet e tij, ndërkohë që Crystal Palace pritet t’i ofrojë 200.000 funte (230.000 euro) në javë për të qëndruar, por kjo do të varet edhe nëse skuadra ia del të mbetet në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori