LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp ka prezantuar një opsion praktik që do t’ju kursejë gjatë bisedës

WhatsApp ka prezantuar një opsion praktik që do t’ju kursejë gjatë bisedës

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që do të bëjë bisedat dhe koordinimin e takimeve më të lehtë për përdoruesit e saj.

Funksioni i ri i quajtur “Mesazhet e gozhduara” aktualisht është i disponueshëm në telefonat Android dhe në WhatsApp Web.

Ky funksion është i dobishëm për bisedat në grup, ku informacioni për takime dhe ngjarje të ardhshme do të mbetet i dukshëm në pjesën e sipërme të bisedës.


Gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe për bisedat mes dy personave, për të ruajtur mesazhe të rëndësishme dhe informacione të nevojshme.

Është e rëndësishme të theksohet se përdoruesit do të jenë në gjendje të gozhdojnë vetëm një mesazh në një kohë, për të cilin mund të vendosin një kohëzgjatje prej 24 orë, 7 ditë, ose 30 ditë. /Telegrafi/